Egjipt, gjatë trazirave janë vrarë 365 vetë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Egjipt, gjatë trazirave janë vrarë 365 vetë

Mesazh  Njimi prej Thu Feb 17, 2011 6:27 pm

Ministria e shëndetësisë e Egjiptit tha se së paku 365 vetë janë vrarë gjatë kryengritjes 18 ditëshe anti-qeveri, që filloi më 25 janar të këtij viti.
Kjo ishte shifra e parë gjithëpërfshirëse e paraqitur nga qeveria, për njerëzit e vrarë gjatë protestave, që e përmbysën Hosni Mubarakun, pas 30 viteve në pushtet në Egjipt.
Ministri i shëndetësisë, Sameh Farid, tha se kjo është vetëm shifra preliminare e civilëve të varë dhe në të nuk përfshihen pjesëtarët e policisë ose të burgosurit.
Njëherësh, mediat shtetërore, kanë raportuar se shkollat dhe universitetet publike në Egjipt mbeten të mbyllura deri më 27 shkurt, derisa protestat dhe grevat në mbarë vendin po vazhdojnë.
Prej të hënës bankat janë të mbyllura, për shkak të grevave të punëtorët, që akuzojnë se korrupsioni dhe keqpërdorimet ende janë shumë të larta.
avatar
Njimi
Admin

Numri i postimeve : 88
Join date : 09/02/2011

Shiko profilin e anëtarit http://info.forumo.org

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi