Spanja

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Spanja

Mesazh  Njimi prej Sun Feb 13, 2011 11:31 am

Spanja


Mbretëria Spanjolle (spanjishtë dhe galishtë: Reino de España ose España; katalanishtë : Regne d'Espanya; baskishtja: Espainiako Erresuma) ndodhet në gadishullin Pirinej në Evropë. Në perëndim të saj ndodhet Portugalia në jug Gjibraltari dhe Maroku. Më bjeshkët e pirenejtë në veri kufizohet me Francën dhe mini principaten e Andorrës. Pjesë të Spanjës edhe disa ishuj në Detin Mesdhe dhe në Oqeanin Atlantik.
Mbretëria e spanjollëve në gadishullin e pirinejve zë një sipërfaqe prej 509 990 km2 (së bashku me ishujt Kanarinë, Balearën si dhe Ceuta dhe Melilla) në të cilën jetojnë 40,46 milion banorë. Mbretëria për kryeqytet ka Madridin (Madrid) he gjuhë zyrtare spanjishten.
Sipas Kushtetutës së 29 dhjetorit të 1978-ës (ndryshimet e fundit më 1992) Spanja është Mbretëri e trashëguar parlamentare, krye parë i shtetit është Mbreti ndërsa përfaqësues i popullit dhe ligjvënës është parlamenti (Cortes Generales)
Spanja përfshinë rrafshnaltat në brendi të saj (Kastilien e Re dhe të Vjetër të cilat ndahen nga vargmalet e kastilieve). Në pjesën veri perëndimore ndodhet bregdeti malorë i Galicisë, Asturisë dhe Baskisë, në veri lindje ndodhet lugina deri te Kami i Pirineve, pjesa lindore e bregdetit të Katalonisë, Valenca dhe Murcia. Në jugë ndodhet lugina e Andaluzisë me Sierra Nevadën (pjesa malore e Andaluzisë), më tutje ndodhen grupet e ishujve si Balaren dhe Kanareninet. Lumenjtë kryesorë në Spanjë janë Duero, Tajo, Guadina dhe Guadialquivir që derdhen në Oqeanin Atlantik dhe Ebro me Júca që derdhen në Mesdhe
Popullsia dominohet nga spanjollët. Shumica e popullsisë janë besimtarë të fesë së krishterë (katolik).
Partner kryesor të tregtisë ka ShBA-në, Gjermaninë dhe Francën. Ka disa porta detare ndërkombëtare si ajo në Barcelonë, valenci, Malaga, Casiz dhe Bilbao.

Historia
Artikulli kryesor: Historia e Spanjës
(lexo dhe: Lufta e Spanjës)
Karthaga dhe Roma në shekullin III para erës sonë e ndajnë gadishullin Iberik ndërmjet veti. Pas luftë së dytë punishte pason paqa nga 201-ta para erës sonë dhe Roma sundon pa kushtëzime deri me paraqitjen e popujve gjerman në këto anë në shekullin e V. Nga shekulli i V deri më 711 popujt si svebet/vandalët (sweben) gjerman depërtojnë në Spanjë dhe gotët perëndimorë ja arrin që të krijojnë një qendër sipas shembujve të Romës. Më 711 në sipërfaqen e Spanjës zbarkojnë arabët dhe pas tri viteve gadishulli Iberik shndërrohet në krahinë . Më 756 shpallet Emirati (nga 929 kalifati) Kordoba (Córdoba). Beteja e zhvilluar e quajtur Beteja e Kovadongës (Covadonga) nga evropianët merret si shenja e re – inkuizicioni krishterë dhe pason ri-pushtimi krishterë. Kështu gjatë shekulli VII / X në perëndim dhe veri krijohen mbretëri krishtere, Leon, Navarra, Katalonia, Aragonia dhe Kastilea ndërsa Portugalia në shekullin e XI qëndron e pavarur. Sipas evropianëve (gjermanëve) faza vendimtare e inkuizicionit krishterë fillon nga shekulli i XI. Në këtë fazë pushtohet Toledo më 1031, Saragoza më 1118, Cordoba më 1236, Valencia më 1238 dhe Sevilla më 1248. Si luftëtar legjendarë i këtyre luftërave merret Heroi Nacional El Cid. Më 1469 Izabela e Kastileasë martohet me Ferdinantin II të Anagonisë dhe nga 1474/75 merren si mbretëri e Kastileasë e nga 1479 edhe Anagonisë. Kjo ishte edhe bërthama e zhvillimeve për krijimin e Spanjës.
Më 1480 hynë në fuqi Inkuizicioni ndërsa ë 1492 e pushtojnë Granadanë e cila ishte qendra e fundit e marunëve. Pas kësaj pason përndjekja e maurëve dhe jahudive në ndërkohë C. Kolumbus i angazhuar nga mbretëria zbulonë Amerikën. Mbretëria fillon kolonizimin e Amerikës dhe gjatë kësaj ndërmarrje i asgjësojë perandorinë e Actekve dhe Inkasëve. Karli i I-rë (Si perandorë Karli i V-të) në këtë kohë e kishte lehtë të thoshte se në perandorin e tij Dielli kurrë nuk perëndon.

Politika
Artikulli kryesor Sistemi shtetror
Sipas Kushtetutës së 29 dhjetorit të 1978-ës (ndryshimet e fundit më 1992) Spanja është Mbretëri e trashëguar parlamentare, krye parë i shtetit është Mbreti ndërsa përfaqësues i popullit dhe ligjvënës është parlamenti (Cortes Generales) i cili përbëhet nga shtëpia e delegatëve dhe Senati si përfaqësues të territoreve/ Në krye të qeverisë është kryeministri i cili propozohet nga Mbreti dhe zgjidhet nga deputetët. Shteti ndahet 17 njësi autonome (Regjione) dhe 50 njësi tjera krahinore (Provinca) të cilat kanë të drejtën e vetëqeverisjes.

Njësitë administrative
Artikulli kryesor Njësitë administrative në Spanjë
Spanja është një shtet i përbërë por sipas kushtetutës nuk është federat. Ajo përbëhet nga 50 njësi administrative të quajtura provinca (org.: provincias) që grupohen në 17 njësi të quajtura komunitete autonome (org.:Comunidades autónomas) dhe dy qytete me një autonomi të shkallës së lartë.
Njësitë autonome të Spanjës
Comunidades autónomas
Emri
org. popullsia
(2005) Emri
org. popullsia
(2005)
Andalucía 7 849 799 Comunidad Valenciana 4 692 449
Aragón 1 269 027 Extremadura 1 083 879
Principado de Asturias 1 076 635 Galicia 2 762 198
Islas Baleares 983 131 Comunidad de Madrid 5 964 143
Canarias 1 968 280 Región de Murcia 1 335 792
Cantabria 562 309 Comunidad Foral de Navarra 593 472
Castilla-La Mancha 1 894 667 País Vasco 2 124 846
Castilla y León 2 510 849 La Rioja 301 084
Katalonia 6 995 206
Ciudades autónomas
Ceuta 75 276 Melilla 64 488

Gjeografia
Artikulli kryesor Gjeografia e Spanjës
Sipërfaqja e përgjithshme e Spanjës është 504,782 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 40 00 V, 4 00 P dhe 499.542km2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 5.240km2 ujë në të cilën sipërfaqe hynë të gjitha ujdhesat dhe siujdhesat e Spanjës.
Vija bregdetare e Spanjës është 4.964 km e gjatë ndërsa vija kufitare tokësore është 1.917.8 km e gjatë.
Relievi i Spanjës përbëhet nga terreni me rrafshe bregdetare në pjesët përgjatë bregdetit të Mesdheut pas së cilave vijnë rrafshnaltat e katundet në pjesën qendrore dhe bjeshkët e Pirenejve në pjesën veriore dhe perëndimore. Pika më e ultë e relievit (0 m) gjendet përgjatë bregdetit të Mesdheut apo të oqeanit Atlantik dhe ajo më e lara në lartësi mbidetare prej 3,718 metrave në majën e malit e quajtur Maja e Teides (spa.:Pico de Teide) në Ishullin Tenerife, pjese e ishujve Kanarie (ang.: Canary Islands).

Klima
Për shkak të pozitës gjeografike të Spanjës që e ekspozon vetëm pjesën veriore të saj ndaj rrymave ajrore tipike, klima e Spanjes është jashtëzakonisht e ndryshueshme nëpër rajone të ndryshme të saj. Ajo mund të ndahet në këto zona:
Bregu verioro lindor I Mediteranit, (Katalonia, Valenca, dhe Ishujt Balerika) kanë verëra të ngrohta e herë herë të nxehta me dimra të butë po nganjëherë pak më të freskët. Kjo përputhet me një klimë mesatare mediterane.
Bregu luglindor I Mediteranit (Alikante, Murcia dhe Almeria) kanë verëra të nxehta dhe dimra të butë e herë të ftohtë. Teritor shume I thatë ku shirat arrijnë deri në 150 mm në vit në Capo de Gata që numërohet si vendi më I thatë në Europë. Kjo zonë klasifikohet në zonën me klimë Semiarde në kuptimin e reshjeve atmosferike.
Bregdeti jugor I Mediteranit (zona bregdetare e Malagas dhe Grandas) kanë verëra të ngrohta dhe dimra shumë të butë. Temperatura mesatare vjetore qrrinë 20 gradë Celsius dhe ka lagështi të madhe. Klasifikohet si klimë subtropike.
Lugina w Guadalquivrit (Sevilja dhe Kordoba) ka verëra shunë të nxehta dhe të thata dhe dimra të butë. Klimë e thatë.
Bregu jug perendimor I Atlantikut (Cadiz dhe Huelva) ka verëra të këndshme dhe dimra të butë dhe mesatar. Klime relativisht e lagësht.
Pjesa kontinentale e vendit (Madridi, Valladolid dhe Toledo) si dhe zona e luginës Ebro (Zaragoza) ka dimëra të ftohtë (që kryesisht varen nga lartësia mbidetare) dhe verëra të nxehta. Zonë me klime kontinentale, relativisht e thatë.
Bregdeti verior I Atlantikut ose Spanja e gjelbër (Galicia, Asturias, Cantabria, Baskia bregdetare) ka klimë shumë të lagësht me verëra mesatare dhe dimra të ftohtë apo mesatar. Kjo kryesisht klasifikohet si klimë oqeanike.
Pyrinea ka kryesisht klimë të lagësht me verëra të freskëta dhe dimra të ftohtë pjesë më të larta mbidetare të kesaj zone kanë klimë Alpine.
Zonat e mbrojtura natyrore zene mbi 8% te siperfaqes se pergjithshme te vendit.

Ekonomia
Artikulli kryesor Ekonomia e Spanjës
Bujqësia veçohet për misër, thekër, patate, rrush, ullinjë dhe pemë mesdhetare, në pjesën jugore mbillen edhe bimë për mëndafshin dhe panxharsheqeri. Ndërsa delet dhe peshkimi janë ato për të cilat dallohet blegtoria e Spanjës, vend i cili ka të zhvilluar edhe xehetarin vendase si burim i industrializimit, nga burimet e xeheve dallohen qymyr guri, xehja e hekurit, sulfurit, bakrit, plumbit si dhe xehja e merkurit dhe disa burime të naftës. Në sektorin e industrisë dallohen ind. e ndërtimit, ind. e makinave (veturave), ind. pjesëve elektroteknike dhe industria e mihjes. Partner kryesor të tregtisë ka ShBA-në, Gjermaninë dhe Francën. Ka disa porta detare ndërkombëtare si ajo në Barcelonë, Valenci, Malaga, Casiz dhe Bilbao.
Siaps Bankës Botërore Ekonomia e Spanjës renditet e teta në mesin e ekonomive më të mëdha botërore dhe e pesta në Europë. Qeveria e qendrës së djathtë e kryeminitrit Aznar punoi me sukses për të hyrë në grupin e parë të shteteve me një valutë të përbashkët Euron që në janar të vitit 1999. Administrata e Aznarit vazhdoi të bënte reforma të privatizimit, liberalizimit dhe reformën e sistemit të taksave. Shkalla e papunësisë ka rënë gradualisht dhe në tetor të 2006 ajo kapte shifrat prej 7.6% të forcës punëtore, që rezulton se ka rënë nga 20% e më shumë në vitet e hershme 1990.

Demografia
Dendësia e popullsisë së Spanjës në vitin 2005Sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2001. Spanja ka pasur 40.847.530 banor me dendësi mesatare prej 81 banorë/km2. Zhvillimi i bujshëm historik ka ndikuar në karakteristikat specifike të popullsisë. Spanjollët përbëjnë 73% të popullsisë së përgjithshme, Katalonët 16,5%, Galët 8%, Baskët 2,3% të tjerët 0,2%. Edhe Spanja shumë shpejt është urbanizuar, dhe sot rreth 80% e popullsisë jeton në qytete. Pjesëmarrja e popullsisë nga 0-19 vjet është 33%, nga 20-59 vjet është 50%, dhe mbi 60 vjet është 17% e popullsisë. Qartë shihet se popullata Spanjolle gjithnjë e më tepër po vjetërsohet, e në këtë ndikon shumë edhe shtimi i ulët natyrorë, i cili arrin vetëm 1promilë ( shkalla e natalitetit është 10 promila, ndërsa e mortalitetit 9 promila).
Përhapja e vendbanimeve më të mëdha në Spanjë[redakto] Kultura
Në Spanjë janë të mirëmbajtura veçanërisht kishat nga koha e gotëve perëndimorë (409-711). Pas hyrjes së arabëve në Spanjë, Spanja mbeti një krahinë kulturore islamike deri më 1492 (Córdoba, Granada). Që nga shekulli XI, veçanërisht në Kataloni depërton stili i artit romakë në ndërtimtari, plastikë, në vizatimet fresko dhe të librave. Adoptimi i gotikes spanjolle nga Franca në shekullin e XII bëri që të vije tek ndërtimi i Katedraleve para së gjithash udha e besimtarëve për në Santiago de Compostela dallohet për dekorimet e veçanta (Leónm Brgs). Në ndërlidhje e elementeve mauritane dhe gotike paraqitet në stilin Mudéja (Alkazari prej Seviles, Sinagogia në Toledo dhe Codoba).
Arti i ndërtimit dhe pejsazhet e kohës së renesancës në Spanjë janë në lidhje të forta me zhvillimet e renesancës në Itali (Escoriali). kryemjeshtër të maniriszmit është piktori El Greco. Në Barokë paraqiten momente vetjake që dallohen për mbushjen dhe format. Në shekullin e XVII vizatimi dhe ngjyrosja në Spanjë nëpërmjet të D. Velázquez dhe B. Murillo fiton në rëndësi evropiane. Në shekullin e XIX dallohet artisti revolucionar F. de Goya y Lucientes. Ndërsa në krijimin e artit modern spanjollët kanë dhënë kontribut të çmueshëm. Ndër ta dallohen A. Gaudi, P. Picasso, J. Miró, S. Dali, A. Tápies dhe J. González.
avatar
Njimi
Admin

Numri i postimeve : 88
Join date : 09/02/2011

Shiko profilin e anëtarit http://info.forumo.org

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi