Vikingët

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Vikingët

Mesazh  Njimi prej Sat Feb 12, 2011 5:06 pm

Vikingët

"Vikingët në betejat e tyre të njëpasnjëshme" nga Giusi Grimaudo.

Që nga viti 800 deri në vitin 1100, vikingët u shpërndanë në të gjithë Evropën me famën e tyre si luftëtarë. Ata arritën deri në territorin e Kanadasë duke dhënë kështu prova të jashtëzakonshme të qenit marinar të vërtetë. Ky popull ishte sëbashku me mjaft tribu nomadë dhe nga Evropa Veriore. Vikingët kanë kontribuar në mënyrë indirekte në progresin e qytetërimit perëndimor. Një gjë mund të thuhet me bindje përsa i përket kushteve të jetesës së vikingëve. Ata jetonin në një vend me natyrë të egër duke mos folur për bregdetin në të cilin fuqia e natyrës të imponon edhe sot frikë dhe respekt. Duke i hedhur një sy hartës gjeografike të këtij rajoni, madhështia e këtyre gjireve të bën të mendosh aktivitetin e fortë hidrik të oqeanit Atlantik. Në fakt, deti në veri karakterizohet nga një fund relativisht i ulët i cili lidhet në mënyrë të papritur me thellësitë marramendëse të Oqeanit Atlantik. Pasojë e kësaj janë dallgët pesëmbëdhjetë metra të larta të cilat ndihmohen nga një erë që arrin deri në 240 km/orë, ndërsa rrymat detare lëvizin deri në 8 nyje. Gjiri është edhe shumë i përshkueshëm dhe kjo është ndoshta arsyeja për të cilën vikingët peshkonin në këto ujëra ekstremist të rrezikshme. Emri vikingë ndoshta e ka prejardhjen nga termi skandinav "Vik". Ata ishin tributë nomadë të popujve të ndryshëm të Evropës Veriore mes të cilëve dhe Sasoni, Iuti dhe Angli ku në breza kishin origjinë vikinge. Vikingët tronditën tokën evropiane dhe afrikano veriore. Motivet që i shtynë këta njerëz të jetojnë në Detin e Zi sipas historianëve janë dy : në njërën anë nevoja për të gjetur toka që mund të lejonte zgjerimin demografik të tribuve dhe nga ana tjetër specializimi teknik në ndërtimin e anijeve. Kurioziteti i shtyu vikingët të shkonin në Irlandë dhe më pas në Angli. Sikur të ishin duke ndjekur një skemë apo itinerar preciz ata vazhduan në Francë, Spanjë duke kaluar "Kolonitë e Herkulit" në vitin 859, e më pas në gjirin e detit Mesdhe. Në vitin 860 vikingët mbërrijnë edhe në Itali e pikërisht në Romë. Por këtë radhë nuk ishin shumë me fat ose më mirë të themi nuk ishin të informuar. Për tre pjesët e para të shekullit IX, vikingët fituan mjaft beteja dhe ishin të ngazëllyer nga fuqitë dhe aftësia e tyre. Vetëm Spanja doli një problem për ta.
Ndër përshkrimet më të hershme për vikingët, paraardhësit të popujve skandinav sidomos të suedezëve, danezëve dhe norvegjezëve, është një mysliman i quajtur Ibn Fadlan. Në librin e tij "Risala" në vitin 922, si i dërguar i kalifit të Bagdadit do të përshkruante një varrim të një prijësi viking. Jo vetëm kaq, ai do të përshkruajë edhe ritet dhe traditat e vikingëve sic i kishte vështruar afër brigjeve të Volgës, lum në Rusinë e sotme. Gjithë teksti i tij mund të lexohet i përkthyer në gjuhën suedeze në librin "Araber, Vikingar, vwringar" nga Stig Wikander (Stockholm 1978). Mund të paramendohet se si i ka parë çuditshëm Ibn Fadlani paganët, vikingët, skandinav. Fjetja e disa meshkujve radhazi me një grua, mos pastrimi, pija e madhe alkoolike, etj, rite tipike pagane, e kishin tmerruar atë.
Rrëfimi për vikingët njihet si një ndër përshkrimet më të hershme dhe më autentike në Suedi dhe Skandinavi. Vikingët karakterizohen si njerëz të lundrimeve nëpër dete dhe lumenj. Si të tillë, duke pasur parasysh klimën e ftohtë të Skandinavisë, gjithmonë ishin të përkushtuar ndaj plaçkitjeve detare por edhe marrëdhënieve tregtare. Për plaçkitje për shembull, nami i tyre do të mbërrijë deri në Andalusi kurse për tregti me myslimanët përreth kalifatit të Bagdadit. Kjo dëshmohet nga zbulimet arkeologjike për monedhat dhe zbukurimet të gjetura përreth qarkut lindor të Suedisë, pikërisht rreth brigjeve të detit Baltik.
avatar
Njimi
Admin

Numri i postimeve : 88
Join date : 09/02/2011

Shiko profilin e anëtarit http://info.forumo.org

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi