Leka I Madh "Aleksandri"

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Leka I Madh "Aleksandri"

Mesazh  Njimi prej Fri Feb 11, 2011 8:17 pm

Leka I Madh "Aleksandri I Madh"

Aleksandri i Madh (në greqisht: Μέγας Αλέξανδρος) gjithashtu i njohur si Aleksandri i III i Maqedonisë, ishte mbret i Maqedonasve dhe Grek i lashtë. Epoka e Aleksandrit përbën gur themeli për mbretërit që vijuan dhe shënon fundin e lashtësisë klasike. Aleksandri i Madh ishte një ndër komandantët më të suksesshëm të të gjitha kohërave, ku në moshën 32 vjeçare kishte pushtuar pjesën më të madhe të botës së atëherëshme (në shek IV p.e.r). Aleksandri lindi në Pela të Maqedonisë në vitin 356 p.e.r. Prindërit e tij ishin mbreti i Maqedonisë Filipi II dhe nëna e tij princesha e Epirit, Olimpia. Pas vdekjes së Filipit II, i biri u ngjit në fron për të vazhduar taditën mbretërore. Historia ka treguar se Filipi II, ishte një komandant, diplomat dhe politikan shumë i zoti. Në përgjithësi ishte njeri korrekt por jo rrallë herë shfaqte shenja dhune dhe pasione të egra. Aleksandri përfundoi bashkimin e të gjithë qytet-shteteve greke të kohës dhe pushtoi pjesën më të madhe të botës së atëherëshme (Azisë së Vogël, Persisë, Egjiptit) duke arritur deri në Indi.

Vitet e fëmijërisë
Aleksandri lindi në Korrik të 356 p.e.r në Pela, kryeqyteti shtetit Maqedonas. Gjeneologjia e tij përbëhej nga dy figurat më të shquara të traditës së lashtë greke. Ajo e Herakliut (njeriut me fuqi të mbinatyrëshme dhe Neoptolemos, djalit të heroit Akil, që themeloi shtëpinë mbretërore të Molosëve. Origjina legjendare e Aleksandrit luajti rol të rëndësishëm në formimin e karakterit, që në hapat e para të jetës së tij. Po aq e adhurueshme ishte dhe mënyra e arsimimit, e ëma dhe i ati i tij u kujdesuan që pranë Aleksandrit të qëndronin njërëz me nivel të lartë arsimor, njëri prej tyre ishte dhe Aristoteli. Në 340 p.e.r Aleksandri ndërpreu studimet dhe u kthye në Pela, ku mori pjesë në jetën aktive të Maqedonisë. Në 337 p.e.r Filipi u nda me Olimpinë dhe u fejua me bukuroshen Kleopatra. Që atëhere marrëdhëniet e Aleksandrit me të atin filluan të zbeheshin, fakt që e detyroi Aleksandrin të largohet së bashku me të ëmën në Epir. Pas një viti kontradiktat midis tyre filluan të normalizoheshin. Ditën e martesës me Kleopatrën Filipi vritet.

Ngjitja në fron
Pas vrasjes së Filipit, Aleksandri mori masa të rrepta duke eleminuar çdo armik të mundshëm (te brendshem dhe te jashtem). Fillimisht luftoi në pjesën veriore dhe jugore me qëllim sigurimin e kufijëve. Ndëra më vonë pushtoi Persinë, Indinë e shumë vende të tjera. Gjatë kohës qe luftonte Aleksandri njohu dhe u martua me dy gra, fillimisht me Roksanen dhe më vonë me Stateiren (sipas historisë thuhet se pas vdekjes së Aleksandrit ish bashkëshortja e tij Roksana, vrau Stateiren dhe motrën e saj ndërkohë qe trupat e tyre u shndërruan në një gosti te shijshme për kanibalët). Përveç ambicioz Aleksandri i Madh ishte dhe një luftëtar i papërsëritshëm vështirë të mundej nga ndokush. Në 2 – 3 Qershor 323 para lindjes së krishtit Aleksandri mori pjesë në nje banket (gosti) te organizuar nga miqtë e tij, që mesa dukej do të ishte dhe e fundit, pasi menjëherë shfaqi temperaturë të lartë, si rezultat i se ciles u mberthye në shtrat për ditë me rradhë dhe pikërisht për këtë arsye u detyrua të ndryshonte dhe datën e udhëtimit që do të realizonte në Arabi. Pas një përmirësimi sipërfaqësor gjendja shëndetësore e tij u përkeqësua duke humbur çdo mundësi komunikimi dhe ecjeje. Lajmi i keq se Aleksandri i Madh kishte vdekur i detyroi të gjithë oficerët të urdhëronin ushtarët të kalonin ne shenje nderimi nga shtrati i tij për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Pas dy ditësh vdiq, në 13 Qershor 323 para lindjes së krishtit, ne Babiloni. Pak para se të vdiste e pyetën se te kush do të linte fronin, përgjigja e tij ishte absolute: tek “më i forti.”

Miti i Aleksandrit

Harta e shtrijes së pushtetit të Lekës së Madhë
Menjëherë pas vdekjes së tij Aleksandri u shndërrua në mit, që nga India deri në Atllantik, duke ndjekur modele të ndryshme sipas popujve. Persianët thonin se Aleksandri ishte i biri i Darios, ndërsa Egjiptianët imagjinonin se ishte djali i mbretit të fundit të Egjiptit. Në traditën Arabo-persiane Aleksandri quhet Sikander, në Persisht Iskadar dhe në Arabisht Dhul-Qamayn, për shkak të paraqitjes së tij në monedha me brirë dashi. Sipas kërkuesëve Aleksandri i Madh përmendet dhe në Kuran me emrin DHIKEROS, si mbret i madh që ndërtoi piles, me qëllim që të mbronte njerëzit e pafajshëm nga barbarët Gog dhe Magog. Gjatë viteve Bizantine prania e figurës së Aleksandrit të Madh ndërthuret me mjaft histori të famëshme, shumë e kishin fantazuar si njeriun e shenjtë që përveç profecive të tij ndihmonte dhe në ndërtimin e disa manastireve në shkretëtirë. Shumë tradita në Greqi u krijuan rreth Aleksandrit, dhe disa shenja e rrënoja në ndërtesa të herëshme indikojnë “praninë” e atëherëshme të tij. Shumë e përhapur është dhe thënia ku sipas traditës Aleksandri i Madh ka qenë vëllai i sirenës së detit e cila pyeste here pas here marinarët “nëse jeton mbreti Aleksandër”, dhe e vetmja përgjigje që pranonte te merrte ishtë se “jeton dhe mbretëron.”

Aleksandri në art
Figura e Aleksandrit qarkullonte në prerje të ndryshme monedhash si para ashtu dhe pas vdekjes së tij. Në ato Aleksandri shfaqej i parrojtur dhe me nje kokëluani mbi kokën e tij e cila deri diku simbolizonte origjinën e gjeneratës së tij nga Hieakliu. Imazhi i tij u shndërrua në burim inspirimi për shumë artist; të cilët nuk hezituan ta gjallëronin nëpërmjet punimeve të tyre si pikturave dhe busteve manhitëse. Por jashtë ciklit përfshirës nuk qëndruan dhe produksjonet e mëdha të cilat e sollën në ekranin e madh nëpërmjet filmave të ndryshëm me temë qëndrore mitin e tij

- “Sikandar” (1941)

- “Alexander the Great”(1956)

- “Sikandar-e-Azam” (1965)

- “Alexander” (2004)

Përveç të lartëpërmendurave personaliteti i rrallë i Aleksandrit zgjoi dhe interesin e shumë shkrimtarëve, të cilët pasqyruan denjësisht karakterin dhe historinë e tij unike nëpërmjet librave që shkruan në nderim të tij, njëri prej tyre është dhe shkrimtari Italian Valerio Masimo Manfredi.
avatar
Njimi
Admin

Numri i postimeve : 88
Join date : 09/02/2011

Shiko profilin e anëtarit http://info.forumo.org

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi